Kosova dhe Shqipëria shënojnë ngritje në renditjen e FIFA-s

10 shkurt 2022 | 16:35

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar ranglistën e re për kombëtare. Kosova dhe Shqipëria kanë marrë lajme të mira nga kjo ranglistë e re.

“Dardanët” janë ngritur për dy pozita në renditjen e re të FIFA-s dhe tash renditen në vendin e 109. Ndërsa Shqipëria është ngritur në tabelë për një pozitë. Kuqezinjtë nga vendi i 66-të që ishin muajin e kaluar, tani e shohin veten një pozitë më lart.

Ndërkohë sa iu përket vendeve të para në renditje, Belgjika vazhdon të prijë në vendin e parë, duke lënë mbrapa Brazilin, Francën, Argjentinën dhe Anglinë. Kampionia në fuqi e Evropës, Italia, zë vendin e gjashtë, e shtata ndodhet Spanja, e teta Portugalia, e nënta Danimarka dhe top 10-shja mbyllet nga Holanda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot qytetarët e Nju Jorkut nuk janë më të…