“Eja në Dubai…“ Miliarderë dhe futbollistë i shkruajnë në Instagram ‘modeles’ të krijuar nga Inteligjenca Artificiale!

05 janar 2024 | 11:59

E krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Emili Pelegrini njihet si modelja më “hot” në botë, e cila numëron plot 155 mijë ndjekës në Instagram.

Yjet e sportit janë gjithmonë në qëndër të mediave rozë kur vjen puna tek lidhjet apo aventurat e tyre me modelet famshme dhe jo vetëm. Një tjetër modele që ka pushtuar faqet e mediave rozë së fundmi, është Emili Pelegrini. E veçanta e saj është se ajo nuk është një modele e vërtetë.

E krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Emili Pelegrini njihet si modelja më “hot” në botë, e cila numëron plot 155 mijë ndjekës në “Instagram.”Gjithsesi kjo gjë duket se nuk është e ditur nga yjet e sportit, të cilët mendojnë se ajo është një modele e vërtetë dhe për këtë arsye disa prej tyre i kanë shkruajtur asaj në rjetet sociale. Në një intervistë për “Daily Mail”, krijuesit e saj kanë thënë se i kërkuan Chat GPT-së një model të vajzës perfekte dhe se më pas ata e krijuan atë me AI. Por kjo gjë duket se solli një interest të madh, që sipas tyre, në mesazhet e Pelegrinit janë shfaqur shumë yje të futbollit, tenisit, MMA-së dhe madje disa miliarderë të njohur. Ata i kanë kërkuar asaj që të vijë në Dubai, pa e ditur se ajo nuk është e vërtetë. Gjithashtu, krijuesit e Emili theksojnë se ajo po fiton shuma të çmendura në “Fanvue”, një portal i njejtë me “Onlyfans”, ku shet kontente të nxehta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme  dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka…