Ekipi anglez me një këmbë në finale

27 prill 2022 | 22:57

Liverpool ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 në Anfield përballë Villarrealit.

Në pjesën e parë Liverpooli ka dominuar totalisht lojën, duke provuar disa herë të shënoj por nuk ia ka dalë dot pasi spanjollët u mbrojtën shumë mirë.

Pjesa e dytë nisi ndryshe për ekipin e Kloppit, ku në minutën e 53-të ishte një autogol i Estupinanit i cili zhbllokoi rezultatin.

Por dy minuta më pas, Salah shërben për Mane dhe ky i fundit nuk gabon përpara portës duke çuar rezultatin në 2-0.

Kaq ka mjaftuar për Liverpoolin për të marrë një fitore të artë ndaj një Villarrealit të pafuqishëm në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i lavdishëm i UÇK-së, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë…