“Ekipi i Kosovës”, Hoffenheimi publikon fotografi të katërshes dardane

12 prill 2026 | 11:01

Augsburg dhe Hoffenheim kanë luajtur baras 2-2 të premten mbrëma në Bundesliga.

Ka qenë një duel shumë i fortë në Bundesliga, por edhe një përballje e shqiptarëve.

Në këtë takim katër futbollistë kosovarë kanë zbritur në fushë, Elvis Rexhbecaj për vendasit e Augsburg, derisa treshja e Hoffenheim, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

E katër reprezentuesit dardan janë takuar pas ndeshjes duke qëndruar së bashku.

Ka qenë edhe faqja zyrtare e Hoffenheim që ka publikuar një foto të katër futbollistëve duke shkruar “Ekipi i Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një libër për çdo vit të jetës së hershme –…