Ekonomia e Eurozonës shënon rënien më e madhe në histori

31 korrik 2020 | 23:39

Ekonomia e Eurozonës regjistroi tkurrjen më të madhe në histori gjatë tremujorit të dytë, sipas të dhënave paraprake, ndërkohë që inflacioni u rrit papritmas.  Në periudhën prill-qershor, Produkti i Brendshëm Bruto në 19 vendet që ndajnë euron u tkurr me 12.1 për qind me bazë tremujore, sipas të dhënave të Eurostat.

Kjo është rënia më e madhe që kur nisën të regjistrohen të dhënat në vitin 1995, për shkak të masave të karantinës për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Tkurrja ishte më e theksuar se pritshmëritë e tregu dhe ndoqi një rënie me 3.6 për qind në tremujorin e parë të vitit.   Inflacioni ka vazhduar trendin rritës, duke thyer projeksionet për një ngadalësim dhe mbështetur pritshmëritë e Bankës Qendrore Europiane. Eurostat theksoi se çmimet e konsumit u rritën me 0.4 për qind me bazë vjetore në Korrik, nga 0.3 për qind në Qershor dhe 0.1 për qind në Maj. Presionet tek çmimet janë përshpejtuar, shkruan “scantv”.   Duke përjashtuar çmimet e luhatura të ushqimeve dhe energjisë, treguesi bazë u rrit me 1.3 për qind, nga 1.1 për qind në qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka dhe Feronikeli tashmë kanë ndarë rrugët…