
Ekrem Kastrati publikon listën e kandidatëve për asambleistë të Malishevës
Kandidati për kryetar të Malishevës nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka bërë publike listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale të kësaj komune. Në njoftimin e tij, Kastrati shprehet:
“Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës,
Me krenari po ju prezantoj listën e kandidatëve të Nismës Socialdemokrate për Kuvendin e Komunës së Malishevës, të përbërë nga 30 profesionistë e aktivistë të palodhur, të gatshëm të punojnë për zhvillimin e komunës sonë, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Kjo listë përfaqëson energjinë, përvojën dhe vizionin tonë për një Malishevë urbane e më të zhvilluar. Me këtë ekip do të vazhdojmë të realizojmë projekte të mëdha që kanë transformuar komunën tonë – nga infrastruktura urbane, investimet në arsim e shëndetësi, te mbështetja për bujqësinë dhe zhvillimin ekonomik.
Nisma Socialdemokrate është garancia që Malisheva ecën përpara, me plane konkrete dhe punë të prekshme.
Ky është ekipi që do të qëndrojë pranë jush dhe do të punojë për të gjithë qytetarët e Malishevës.
Suksese të gjithëve!”
Lista e kandidatëve për asamble pritet të jetë pjesë e fushatës zgjedhore të Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.