Eksperti i sigurisë për situatën në Veri: Ky është skenari i parë

06 nëntor 2022 | 12:43

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku, e sheh si skenar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Çollaku në edicionin special në T7 tha se në këtë mënyrë, Serbia dëshiron të tregojë se nuk do të lëshojnë pe në negociata.

“Ky është skenari i parë”, tha Çollaku.

Serbët i janë përgjigjur thirrjes së Listës Serbe për t’u mbledhur sot në Mitrovicën e Veriut.

Me flamuj serbë në duar, serbët të organizuar janë tubuar në afërsi të shtatores së Car Lazarit në Mitrovicën e Veriut. Tubimi ka nisur me intonimin e himnit të Serbisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare këngëtari dhe reperi amerikan…