Eksporti shënon rritje për 40 për qind, për dy muaj vlera arriti në 128 milionë euro

13 mars 2022 | 11:37

Në dy muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, 128 milionë euro mallra janë eksportuar nga Kosova drejt vendeve të tjera.

Këtë e konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni, Adriatik Stavileci.

Ai ka treguar se për muajt janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar kur ishin eksportuar 96 milionë euro, është shënuar rritje për 40 për qind.

“Këta dy muaj e parë kemi eksport prej 128 milionë euro që në krahasim me 96 milionë të vitit të kaluar që kanë qenë për janar – shkurt ka një rritje rreth 40 për qind të mallrave të cilat janë duke u eksportuar nga Kosova drejt vendeve të tjera”.

Produktet të cilat importohen më së shumti sipas Stavileci janë derivatet, industria e automjeteve dhe e duhanit.

“Kryesisht produktet të cilat importohen në aspektin e vlerës në Kosovë janë derivatet të cilat sjellin më së shumti të hyra, pastaj vijnë industria e automjeteve në përgjithësi dhe industria e duhanit. Këto janë tri produktet që sjellin më së shumti të hyra dhe kanë më së shumti vlera në fazat e importit”.

“Importi i përgjithshëm gjatë vitit të kaluar ne kemi pasur rreth 4.6 miliardë euro mallra të importuara në tërë territorin e Kosovës. Do të thotë kemi pasur lloje të ndryshme të mallrave të cilat janë futur në Kosovë”, ka thënë ai.

Stavileci ka sqaruar se trendi i mallrave të importuar ka mbetur i njëjtë, përveç që është vërejtur dallim në vlerë për shkak të rritjes së çmimeve, raporton EO.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi italian, Juventus po ndjek mesfushorin e Arsenalit, Thomas Partey.…