Ekspozohen miliona fjalëkalime të “Instagram”

19 prill 2019 | 11:15

Miliona fjalëkalime të përdoruesve të “Instagram” kanë qenë të ekspozuara në serverat e saj. Lajmi është bërë i ditur nga “Facebook”, kompania që ka në zotërim këtë rrjet social. Gjiganti i medieve sociale deklaroi se fjalëkalimet e përdoruesve të “Instagram” ishin ruajtur me një tekst të thjeshtë dhe jo të enkriptuar (koduar). Kjo u ka dhënë mundësi punonjësve të kompanisë që të mund të shikojnë këto fjalëkalime.

“Vlerësojmë se kjo çështje ka prekur miliona përdorues të ‘Instagram’. Do të njoftojmë përdoruesit e prekur, sikurse kemi vepruar edhe në raste të tjera”, tha një zyrtar i “Facebook”.

Kompania nuk ka dhënë një shifër të qartë se sa përdorues janë prekur. “Facebook” po heton gjithashtu nëse këto fjalëkalime të përdoruesve të “Instagram” janë keqpërdorur nga punonjësit.

Ky është zbulimi i fundit i “Facebook” që ka të bëjë me gabimet në ruajtjen e privatësisë së përdoruesve. Pak ditë më parë, “Facebook” pranoi se kontaktet nga emailet e 1.5 milionë përdoruesve të saj ishin ekspozuar pa dashje, të cilat mund të jenë vjedhur apo keqpërdorur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim…