Ekuipazhi i jahtit të oligarkut rus refuzohet nga norvegjezët, detyrohet të kapë peshk për t’u ushqyer

24 mars 2022 | 11:04

Ekuipazhi i një jahti të një oligarku rus në Norvegji u detyrua të kapte peshk për të mbijetuar pasi bizneset lokale refuzuan të furnizonin me karburant, dhe jahti qëndroi pa lëvizur.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kapiteni i anije për Wall Street Journal.

Jahti, Ragnar, besohet se i përket Vladimir Strzhalkovsky , një ish-agjent i KGB-së me lidhje me presidentin rus Vladimir Putin.

Ragnar 85 milionë dollarë , sipas SuperYacht Fan, ka mbetur e bllokuar në portin norvegjez të Narvik për më shumë se një muaj , sepse furnizuesit e karburantit refuzojnë të punojnë me Strzhalkovsky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli brazilian, Ronaldinho e ka zbuluar se me cilin nga…