Ekzekutivi i Rahovecit në mbështetje të marshit “DREJTËSI, JO POLITIKË!”
16 shkurt 2026
| 11:01
Ekzekutivi i Komunës së Rahovecit, së bashku me kryetarin, ka shprehur mbështetje për marshin gjithë popullor “DREJTËSI, JO POLITIKË!”, i cili do të mbahet më 17 shkurt, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka ftuar qytetarët që të bashkohen masivisht në këtë marsh, në mbrojtje të vlerave të UÇK-së, të sakrificës sublime dhe të gjakut të derdhur për liri, si dhe për të nderuar besën dhe qëndresën që e bënë të mundur shtetin tonë.



