Ekzekutohen pagat me rritje për shërbyesit publikë

31 korrik 2025 | 14:51

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se të enjten janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore.

Sipas një postimi në rrjetin social në “Facebook” të faqes zyrtare të Ministrisë së Financave bëhet e ditur se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110 euro.

“E ndarë në dy pjesë: +55 euro nga janari 2025, +55 euro nga korriku 2025”, thuhet në postim.

Tutje thuhet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Formula 1, Lewis Hamilton, ka zbuluar së fundmi…