Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Sipas Muratit, pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që kanë përmbushur kriteret për të përfituar mbështetjen e njëhershme në vlerë prej 100 eurosh.
“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka bërë me dije Murati.
Studentët përfitues pritet që mjetet t’i kenë në dispozicion në llogaritë e tyre bankare pas procesimit të pagesave nga institucionet përkatëse.



