Elbasan Rashani shënon dy gola dhe shpallet lojtar i ndeshjes

28 prill 2024 | 17:51

Clermont ka shënuar fitore Reimis me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 31-të të Ligue 1, ku ka shkëlqyer Elbasan Rashani.

Sulmuesi anësor ka arritur të shënojë në minutat 81’ dhe 90’ për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Clermont gjendet në vendin e fundit me 25 pikë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, ndërsa Le Havre është e 15-të me 29 pikë.

Elbasan Rashani për këtë ndeshje është vlerësuar nga Sofa Score me notën 9.5.

Ai përveç dy golave, kishte 48 prekje të topit, ndërsa në pasime ishte i saktë 62 për qind. Fitoi 12 duele në tokë, ndërsa u ndal me ndërhyrje të palejuar katër herë nga kundërshtarët. Dy golat e sotme, ishin të parat për Rashanin në Ligue 1 këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka…