Eleni Foureira vjen në Shqipëri

16 qershor 2018 | 18:57

Eleni Foureira pritet të mbajë një koncert më 25 korrik në Tiranë duke iu shtuar kështu emrave të mëdhenj si Ermal Meta e Rita Orës që këtë vit argëtuan publikun shqiptar.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram datat e koncerteve të saj, ku shihet se 25 Korriku i është rezervuar Shqipërisë.

Foureria u kthye në vëmendjen e publikut shqiptar veçanërisht pas pjesëmarrjes me këngën “Fuego” në Festivalin Evropian.

Eleni Foureira përfaqësoi Qipron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet e Kosovës nuk presin befasi nga Bashkimi Evropian kur…