Eliminimi i Gimbos, Monika Kryemadhi flet për Big Brother VIP para seancës në GJKKO

18 mars 2026 | 11:11

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO ditën e sotme (e mërkurë).

Kryemadhi ndër tjerash nuk i ka kursyer batutat me mediat përpara gjykatës, ndërsa ka folur edhe për Big Brother VIP Albania 5.

Opinionistja e këtij sezoni komentoi eliminimin e DJ Gimbos nga gara për të fituar çmimin e madh, duke shprehur keqardhje për largimin e tij.

E njëjta falënderoi mediat për atë që e cilësoi si ‘kalvar intervistash’, duket shtuar se ‘sido që të shkojë puna do të shihemi një herë në muaj’.

Monika po spikat si opinioniste me komentet për banorët e këtij sezoni, ndonëse po merr edhe kritika.

Për Gimbon i dha vlerësim të drejtpërdrejtë edhe në momentin që doli nga shtëpia.

Ajo i tha se është një djalë i sinqertë me vlerë dhe se ka qenë korrekt me lojën e zhvilluar në këtë format.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka prezantuar…