Eliminohen Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha

08 mars 2024 | 13:33

Xhudistet e Kosovës, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha kanë përfunduar garat në Grand Prix Upper, që po mbahet në Linz të Austrisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha dhe Kasapi janë ndalur qysh në raundin e dytë të kësaj gare. Kasapi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja Marica Perisiq.

Ndërkaq, Loxha në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Guinea, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja belge, Mina Libeer. Pas këtyre humbjeve përfundon edhe gara për Flaka Loxhan dhe Fatjona Kasapin në Grand Prix Upper Austria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me thirrjet “Sot marshojmë, përditë luftojmë”, “Drejtësi për gratë e…