Eliminohen Serena Williams dhe Caroline Wozniacki

24 janar 2020 | 14:05

Ndeshjet e raundit të tretë të grand slam të Australian Open, turne që po zhvillohet në Melburn, kanë nisur me surpriza.

Tenistja kineze Qiang Wang mposhti 2-1 ikonën amerikane Serena Williams (6-4, 6-7, 7-5). Një ndeshje me rivalitet në të tri setet, por Williams nuk ishte në ditën e saj më të mirë, duke zhgënjyer ndaj një teniste jo shumë të njohur.

Eliminohet edhe një tjetër ish-numër 1 në botë për femra, danezja Caroline Wozniacki. Ajo u mund 2-1 (7-5, 3-6, 7-5) nga Ons Jabeur e Tunizisë, një rezultat surprizë. Kjo ishte ndeshja e fundit e Wozniacki në karrierën e saj, pasi ka vendosur të tërhiqet nga sporti edhe pse vetëm 29-vjeçe.

Nuk zhgënjen tenistja çeke Petra Kvitova, numri 7 në botë, që mundi 2-0 (6-1, 6-1) Ekaterina Alexandrova dhe avancon më tej. Në raundin e katërt avancon tenistja australiane Ashleigh Barty, numri 1 në botë. ajo mundi 2-0 (6-3, 6-2) kaçaken Elena Rybakina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Islami Megjithëse nuk ishte një fitore plebishitare dhe larg…