Eliminohet Kastrioti

25 nëntor 2018 | 12:58

Kastrioti i Ferizajt është ndalur në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup).

Kastriotin e ka eliminuar skuadra belge Vise. Ndeshja e kthimit në mes të Kastriotit e Vises është luajtur të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Fitore të re shënoi skuadra belge me rezultatin 38:26. Belgët herët nisën të shkëputen në rezultat dhe shënuan fitore bindëse.

Të dielën e kaluar në Belgjikë, Vise kishte fituar me 33:21. Kështu kjo skuadër kalon në rrethin tjetër të garave. Kastrioti ka arritur sukses historik duke e eliminuar në rrethin e dytë të Kupës Sfiduese Tallinin e Estonisë.

Më efikasi te Kastroti ishte Deniz Terziqi me 10 gola. Nga 5 gola i shënuan Rron Ramadani e Festim Mustafa.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka qortuar protestuesit të cilët…