
Elmaze Behluli kandidon për Asamblenë Komunale të Lipjanit nga radhët e LDK-së
11 gusht 2025
| 18:06
Drejtoresha e Administratës në Komunën e Lipjanit, Elmaze Behluli, ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ajo ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e ekipit të kryetarit Imri Ahmeti dhe do të garojë me numrin rendor 8 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në njoftimin e saj, Behluli ka theksuar se ky numër simbolizon vazhdimësi, përkushtim dhe qëndrueshmëri, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve:
“Kam nënshkruar kontratën si kandidate për Asamblenë Komunale të Lipjanit. Numri im në listë është 8️⃣, numër që simbolizon vazhdimësi, përkushtim dhe qëndrueshmëri. Faleminderit të gjithë atyre që më mbështesin dhe besojnë tek unë.”