Elsa Lila shkroi mbrëmë historinë e suksesit të madh të radhës në Pallatin e Kongreseve

02 nëntor 2023 | 20:10

Këngëtarja Elsa Lila zhvilloi mbrëmjen e 1 nëntorit një koncert recital për hërë të parë për publikun shqiptar.

Koncerti u mbajt në Pallatin e Kongreseve dhe salla ishte e mbushur plotë.

Elsa Lila performoi e shoqëruar nga një bandë muzikore italiane këngët e saj, si “Pyes lotin”, “Vetëm një fjalë” e deri te “Evita”, kënga dedikuar vajzës, me të cilën mori pjesë vitin e kaluar në Festivalin e Këngës.

Koncertin ajo vendosi ta titullojë “Finalmente” dhe lidhur më këtë zgjdhje ka dhënë dhe një shpjegim.

“Finalmente, (më në fund), sepse pas gjithë këtyre viteve, vjen pjesëmarrja ime me një koncert të tillë. E kam lënë në italisht, që të shërbejë si një urë mes dy vendeve, pasi unë prej 26 vitesh jetoj atje dhe kam dy nënshtetësi. Kam parë disa komente, njerëz që thonë se nuk u pëlqen kjo (titulli i lënë në italisht), por unë besoj se në vitin 2023, kohët kanë evoluar kaq shumë, sa të ndalojmë në këto vogëlsira. Për mua ka rëndësi ideja”, është shprehur ajo.

Pas koncertit me dhjetëra adhurues prisnin radhën për ta takuar e për të marrë një autograf prej saj.

Pirro Çako ishte i ftuari i saj special, në skenë, për të përcjellë edhe një herë, pas shumë e shumë vitesh suksesin e “Diferenca je ti”.

Elsa Lila duhet të kthehet e lumtur në Romë, për të ardhur sërish, në Tiranën e saj më e motivuar se kurrë, për sfidën e radhës: festivalin e muzikës në RTSH, ku do të përfaqësohet me këngën “Mars”./ CNA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Çdo luftë është disfatë. Gjithçka fitohet me paqe, me dialog”.…