
Elton John humb zërin në koncert
19 shkurt 2020
| 11:24
Sir Elton John është detyruar ta ndërpresë koncertin në Zelandën e Re pasi u sëmurë nga pneumonia. Muzikanti 72-vjeçar humbi zërin në mes të koncertit në Mount Smart Stadium të Aucklandit të dielën.
“Unë kam humbur plotësisht zërin tim. Nuk mund të këndoj”, i tha Eltoni turmës. “Unë kam për të shkuar. Më vjen keq”, ka thënë ai.
Elton John ka shpërthyer në lot duke u mbështetur në piano dhe tundi kokën. Publiku ka duartrokitur këngëtarin anglez dhe i ka dhënë mbështetjen e madhe, ndërkohë që ai po largohej nga skena me ndihmën e disa asistentëve.