Adele paralajmëron lansimin e albumit në shtator

19 shkurt 2020 | 11:23

Këngëtarja me famë botërore, Adele, pritet që ta lansojë albumin më të ri në shtator sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale. Albumin e fundit Adele e solli në vitin 2015.

Në video Adele shihet se ka pasur ndejë private dhe në një moment të mbrëmjes ajo u ka thënë mysafirëve të ‘presin për albumin e ri në shtator’.

Kujtojmë se britanikja së fundmi është komentuar edhe për ndryshimin drastik që ka bërë në dukje. U raportua se Adele i ka humbur 45 kilogramë si rezultat i dietës rigoroze që e ka kombinuar edhe me aktivitete fizike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha - Të nderuar familjarë të shkrimtarit…