Elvana publikoi këngën e re me rastin e ditëlindjes, detaji që askush nuk e vuri re

04 shkurt 2021 | 16:07

Elvana publikoi këngën e re me rastin e ditëlindjes, detaji

Teksa të gjithë po prisnin që Elvana Gjata të zbulonte dhuratat që mori me rastin e 34-vjetorit të lindjes, në fakt ajo i surprozoi të gjithë.

Një ditë më parë, këngëtarja e dashur për publikun lançoi projektin e saj më të ri muzikor. “Thirr” është titulli i baladës, i cili sigurisht që u prit mjaft mirë nga fansat e Elvanës.

Elvana publikoi këngën e re me rastin e ditëlindjes, detaji

E ndërsa të gjithë e pëlqyen këngën e re, askush nuk e vuri re një detaj në fund të saj. Duket se Elvana ka dhënë një mesazh të koduar ku shkruan  “Loading” dhe më pas shfaqej data “03.2021”.

Pra, duket se surpriza nuk përfundoi këtu dhe në muajin mars do të kemi sërish të reja nga Elvana! Fansat po presin me padurim për të parë se për çfarë bëhet fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se janë identifikuar…