Elvana shkëmben zemra me Yll Limanin

15 tetor 2021 | 11:55

Këngëtarja Elvana Gjata ka postuar një set me fotografi sportive në Instagram

E veshur me veshje sportive dhe me një grim më të rëndë, Elvana Gjata ka shpërndarë disa foto për fansat e saj sonte.

Por, ajo çka ka rënë në sy është një zemër e kuqe, si emotikon, që ia ka dërguar asaj këngëtari Yll Limani. Edhe Elvana ia ka kthyer atij të njëjtën emotikon, por jo në ngjyrë të kuqe por në të bardhë.

Kujtojmë se Elvana dhe Ylli kanë realizuar sivjet këngët “E di” dhe “Marre”, këngë që janë realizuar në një klip dhe deri tani kanë marrë më shumë se 20 milionë klikime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stina e vjeshtës bënë që ne të jemi më të…