
Elvis Rexhbeqaj pas golit ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve
10 shtator 2025
| 09:50
Mesfushori Elvis Rexhbeqaj e shënoi golin e parë me fanellën e Kombëtares së Kosovës kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në garë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Ai në rrjetet sociale ka përcjell një mesazh se duke theksuar se fitoret si ajo ndaj Suedisë janë më shumë se një rezultat.
“Janë shpirt, zemër e gjak për këtë vend”, ka shkruar ai.
“Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve. Kosova gjithmonë ngrihet dhe lufton për fitore. Fitojmë bashkë, humbim bashkë, gjithmonë një zemër, një ekip!”, ka shkruar Elvis Rexhbeqaj në Instagram.