Elvis Rexhbeqaj pas golit ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

10 shtator 2025 | 09:50

Mesfushori Elvis Rexhbeqaj e shënoi golin e parë me fanellën e Kombëtares së Kosovës kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në garë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Ai në rrjetet sociale ka përcjell një mesazh se duke theksuar se fitoret si ajo ndaj Suedisë janë më shumë se një rezultat.

“Janë shpirt, zemër e gjak për këtë vend”, ka shkruar ai.

“Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve. Kosova gjithmonë ngrihet dhe lufton për fitore. Fitojmë bashkë, humbim bashkë, gjithmonë një zemër, një ekip!”, ka shkruar Elvis Rexhbeqaj në Instagram.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, njëkohësisht zëvendëskryeministër i…