Emërimet në BE: Merkeli kërkon kompromise nga të gjithë

02 korrik 2019 | 14:04

Liderët e Bashkimit Evropian po vazhdojnë konsultimet maratonike, për emërimin e udhëheqësve të institucioneve kryesore të bllokut 28 anëtarësh.

Mospajtime të thella po i shoqërojnë këto diskutime, pjesërisht për shkak të rivalitetit të Francës dhe Gjermanisë për emrat e rinj, dhe po ashtu për shkak të mospajtimeve brenda grupeve politike që janë të përfaqësuara në parlamentin evropian.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka deklaruar të martën se të gjithë duhet të bëjnë kompromise gjatë procesit të emërimit të udhëheqësve të rinj të institucioneve të BE-së.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë, se duhet të zhvendosen pak nga pozicionet. Pastaj do të ketë një mundësi për të arritur marrëveshje”, ka thënë Merkeli.

Liderët e BE-së, nuk arritën të zgjidhnin emrin e kandidatit për të kryesuar Komisionin Evropian, organin kryesor ekzekutiv të BE-së, pas diskutimeve që kanë filluar të dielën në Bruksel. Disa përfaqësues të vendeve anëtare kanë thënë se një vendim mund të merret gjatë ditës së martë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka pritur në…