Emërllahu kërkon hapësirë: Dua t’i tregoj vlerat e mia

15 nëntor 2022 | 17:03

Mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu grumbullohet në Përfaqësuesen e Kosovës për herë të dytë në karrierën e tij. Mesfushori që tregoi formë të lartë me skuadrën e Ballkanit në ketë edicion, ka folur në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe.

Ai shpreson që trajneri t’i jep hapësirë në dy miqësoret që zhvillohen në Prishtinë dhe të dëshmojë aftësitë që posedon.

“Jemi gjithë lojtarë të rinj në këtë grumbullim. Shpresojmë që të paraqitemi më mirë. Pse jo të ftohemi edhe në grumbullime të tjera. Shpresoj që në këto dy lojë të kam hapësirë për t’i treguar vlera e mia”, ka thënë Emërllahu.

Ndeshja mes Kosovës dhe Armenisë zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë…