Emërllahu në shënjestër të klubit tjetër rumun

04 nëntor 2025 | 14:45

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu po monitorohet nga skuadra tjetër e Rumanisë, e cila është thënë se po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Bëhet fjalë për Steauan, ekip që ka ofruar 4.5 milionë euro për dyshen e Clujit, Lindon Emërllahun dhe Louis Monteanun.

Sipas mediumeve rumune, Steaua veçse po bëhet gati për këtë lëvizje të dyfishtë, që po vlerësohet si goditje e madhe sportive dhe ekonomike. Emërllahu 22-vjeçar, në fillim të këtij viti u transferua te Cluji nga Ballkani i Suharekës dhe me ekipin aktual ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Ai po vlerësohet lart për paraqitjet e tij në kampionatin rumun, ku këtë sezon ka realizuar 4 gola dhe ka bërë 2 asistime në 12 ndeshje të luajtura. Emërllahu ka edhe 12 ndeshje dhe 1 gol të shënuar me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 1.5 milion euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ofroi disa lëvdata të forta…