Emërohen anëtarët e Agjencisë Kosovare të Akreditimit

04 prill 2018 | 10:39

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA-së).

Në këtë mbledhje u tha se me këtë aprovim po përmbushet një tjetër zotim në funksionalizim të institucioneve të rëndësishme të vendit.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, në mbledhjen e kabinetit qeveritar nuk ka përmendur emrat e anëtarëve, por ka bërë me dije se ky këshill do të përbëhet nga 9 anëtarë dhe, sipas tij, të gjithë janë të përgatitur dhe të gatshëm t’i marrin përgjegjësitë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) nga ora 14:00 zhvillohen dy ndeshjet e…