Emërohen oficerët koordinues për çështjet e diasporës shqiptare në konsullatat në Itali dhe Greqi

04 shtator 2020 | 13:20

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, u bë i mundur edhe caktimi i oficerëve koordinues për çështjet e diasporës shqiptare në konsullatat në Itali dhe Greqi.

Kështu ka bërë me dije ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.

“Emërimi i oficerëve koordinues do të rrisë dukshëm bashkëpunimin me shqiptarët në Itali dhe Greqi, duke i kushtuar një vëmendje të posaçme nevojave të arsimit në gjuhën shqipe dhe zhvillimit të bizneseve shqiptare”, ka deklaruar Cakaj.

Ai ka shtuar se mbështetja për shqiptarët jashtë Shqipërisë duhet dhe do të plotësohet edhe me një varg masash shtesë.

“Qeveria e Shqipërisë mbetet gjithsesi e përkushtuar për të qëndruar pranë shqiptarëve në rajon e përtej tij në çdo rrethanë!”, ka deklaruar ministri Cakaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në…