Emërohen përzgjedhësit për përfaqësueset e reja të Kosovës

19 nëntor 2019 | 14:26

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim për emërimin e përzgjedhësve për përfaqësueset e reja të Kosovës.

Përzgjedhës i Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve është emëruar Mark Rodiqi, derisa i Kosovës U18 tek meshkujt do të jetë Bekim Maxhuni, kurse Dritëro Sefaja është emëruar përzgjedhës i Kosovës U16 te meshkujt.

Trajneri i Bashkimit në konkurrencën e femrave, Furkan Saglik është emëruar përzgjedhës i Kosovës U20 (femrat), derisa Edin Kërveshi do të jetë përzgjedhës i Kosovës U16 (femrat). Gjatë ditëve në vijim përzgjedhësit e zgjedhur në bashkëpunim me drejtorin e përfaqësueseve, Granit Rugova do të zgjedhin edhe ndihmësit te secila kategori.

Gjatë verës së ardhshme, Kosova do të prezantohet me pesë përfaqësuese tek kategoritë e reja. Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 10 deri më 19 Korrik 2020.

Kosova U18 (M) do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020. Kosova U16 (M) do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 12 deri më 19 Korrik 2020. Ndërkaq në konkurrencën e femrave, Kosova do të marrë pjesë me dy ekipe, U16 dhe U20, si dhe në të dyja në Divizione B.

Kosova U16 do të garojë në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të organizohet prej 17 deri më 26 Korrik 2020 në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Ramat Gan të Izraelit prej 8 deri më 16 Gusht 2020.

Përzgjedhësit

Mark Rodiqi – Kosova U20 (M)
Bekim Maxhuni – Kosova U18 (M)
Dritëro Sefaja – Kosova U16 (M)
Furkan Saglik – Kosova U20 (F)
Edin Kërveshi – Kosova U16 (F)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në…