Emërohen prokurorët përgjegjës për komunikim me gazetarë

14 qershor 2018 | 14:38

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka emëruar prokurorët të cilët do të jenë përgjegjës për komunikimin me media.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e 153 të këtij Këshilli.

Prokurorët e emëruar për komunikim me media janë:

Besim Kelmendi në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,

Sylë Hoxha në Prokurorinë Speciale,

Xhevdet Bislimi në Prokurorinë e Apelit,

Ibrahim Berisha në Prokurorinë Themelore të Prishtinës,

Petrit Kryeziu në Prokurorinë Themelore të Prizrenit,

Ersan Qavolli në Prokurorinë Themelore të Pejës,

Zejmie Kelaj në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës,

Jetish Maloku në Prokurorinë Themelore të Gjilanit,

Burim Çerkini në Prokurorinë Themelore të Ferizajt,

Armendi Zenelaj nga Prokuroria Themelore të Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të Ditës së…