Emërohen zëvendësministrat në tetë ministri

03 prill 2021 | 19:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në javën e dytë të marrjes së detyrës ka emëruar tetë zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë,

Gazmend Salijević, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim,

Adnan Redžeplar, zëvendësministër i Mbrojtjes,

Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal,

Avod  Dješević, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,

Qazim Rrahmani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Deri më tani, me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 11 zëvendësministra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…