Emërohet koordinatorja përgjegjëse për themelimin e Fondit Sovran

28 qershor 2022 | 17:07

Rëndësia e përshpejtimit të procesit të funksionalizmit të Fondit Sovran është theksuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit të Komisionit ekzekutiv për Fondin Sovran.

Në këtë takim, të tretin me radhë të Komisionit ekzekutiv për Fondin Sovran është diskutuar dhe janë miratuar hapat e radhës për funksionalizimin e këtij fondi.

Po ashtu është diskutuar për funksionalizimin e grupit punues që do jetë përgjegjës për hartimin e projektligjit për Fondin Sovran. Nisur nga propozimi që derivon nga konceptdokumenti i miratuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës është miratuar vendimi për emërimin e Rrezarta Pllana, koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran.

Koordinatorja do të jetë përgjegjëse për strukturimin e ndërmarrjeve publike, si dhe propozimin për themelimin e grupit të ekspertëve, që do bëhen pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran.

Në takim kanë marrë pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të samitit të Madridit, sekretari i përgjithshëm i…