Emery: Arsenali mund ta fiton Ligën e Evropës

22 shkurt 2019 | 16:48

Unai Emery ka deklaruar se Arsenali mund ta fitojë Ligën e Evropës, i cili do të ishte trofeu i pari në garat evropiane.

“Mund të themi se brenda 16 ekipeve, Arsenali është i pari. Por është shumë e vështirë dhe shumë ekipe duan të njëjtën gjë. Na duhet të krijojmë atmosferë fituesi me ndihmën e tifozëve të kombinuar me cilësitë që ka ekipi”, ka thënë Emery.

“Është shumë e vështirë për të fituar këtë garë. E kam fituar këtë garë shumë herë dhe për shembull, tre të fundit ishin kundër Unitedit, Atleticos dhe Sevillas. Ka shumë ekipe që nuk mund të luajnë në Ligën e Kampionëve, si ne, dhe po luftojnë për të gjetur një rrugë në këtë garë dhe për një titull kundër skuadrave të mëdha. Një sfidë e mirë për të vazhduar”, ka deklaruar Emery.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhës i Kosovës në basketboll, Damir Mulaomeroviq ka bërë me…