Emery: As unë, e as Neymar nuk ikim nga PSG-ja

17 prill 2018 | 17:31

Unai Emery nuk ka dyshime se sezoni i ri do ta gjejë “yllin” Neymar në formacionin e PSG-së, edhe pas spekulimeve të fundit që e konsiderojnë thuajse një çështje të mbyllur kalimin e tij në “Bernabeu” këtë verë.

Sulmuesi brazilian nisi aventurën e tij në kryeqytetin francez pas transferimit gjatë verës së shkuar nga Barcelona për shifrën rekord të 220 milionë eurove.

Braziliani arriti një statistikë prej 20 golash në 20 ndeshje në Ligue 1 përpara dëmtimit në këmbë gjatë muajit mars. Eliminimi i parizienëve nga kompeticioni i Champions League pikërisht nga Reali i Madridit vetëm sa ka shtuar edhe më shumë zërat për largimin e 26-vjeçarit, që e ka shprehur në disa raste dëshirën e tij për të mbajtur veshur fanellën e bardhë. Mbi këtë çështje është prononcuar edhe trajneri në ikje i PSG-së, Unay Emery, raporton “TCH”.

“Jam i bindur se do ta shohim Neymarin në Paris edhe sezonin e ardhshëm. Unë mendoj se ai është i lumtur te kjo skuadër, ndryshe nga opinioni që është krijuar. Është normale që skuadra të mëdha evropiane të interesohen për një talent si ai, por kjo jo domosdoshmërish nënkupton largimin e tij. Kam folur personalisht me Neymarin dy apo tri javë më parë. Është duke u rikuperuar mjaft mirë dhe besoj se do të jetë në dispozicion për të zbritur në fushë në fund të sezonit”, shprehet ai.

Tekniku spanjoll ka marrë kritika të shumta për eliminimin e skuadrës nga Champsionsi dhe tashmë largimi i tij konsiderohet çështje e mbyllur, por vetë Emery nuk e sheh ende veten jashtë projektit të PSG-së, sidomos pas titullit të fituar në kampionat.

Sigurisht që titulli i Championsit është shumë i rëndësishëm, por fillimisht duhet të jesh një skuadër e konsoliduar në kampionatin dhe në këtë drejtim mendoj se kemi punuar mirë për ta bërë PSG-në një skuadër që hyn në historinë e futbollit francez. Ndoshta qëndrimi im është diskutueshëm, por unë e shoh ende veten pjesë të projektit të PSG-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kamenica ka dëshmuar një vetëdije të ngritur qytetare dhe këtë…