Emigrantët nga Venezuela kalojnë kufirin e ShBA-së

28 qershor 2021 | 14:33

Njerëzit të cilët po e kalojnë kufirin ShBA-Meksikë, nuk janë vetëm  fermerë dhe punëtorë me paga të ulëta. Kështu po veprojnë edhe mjekët, inxhinierët nga Venezuela, të cilët po ikin nga goditjet që i ka shkaktuar pandemia në të gjithë Amerikën e Jugut.

Muajin e kaluar, mbi 7 mijë venezuelianë  janë zënë nga agjentët e patrullës kufitare përgjatë kufirit ShBA-Meksikë, raporton “Associated Press”.

Shumica e tyre kanë hyrë në ShBA afër Del Rio, një qytet me 35 mijë banorë dhe ata nuk ju shmangin arrestimit, por përkundrazi dorëzohen tek agjentët e patrullës kufitare për të kërkuar azil.

Ndërsa amerikanët, shumë muaj mund t’i kalojnë duke ecur nëpër xhungël, duke qëndruar në trenat e mallrave dhe duke fjetur në kampe të improvizuara ndërsa shumica e banorëve të Venezuelës,  brenda katër ditëve mund të arrijnë në ShBA.

Emigrantët po kërkojnë që të shpëtojnë nga shkatërrimi ekonomik për një kohë të gjatë por edhe nga mungesat e ushqimit dhe ilaçeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar mbi 190 mijë…