Emily Ratajkowski nuk i lë vend imagjinatës, shfaq format “bombastike” me bikinit e vogla (VIDEO)

23 nëntor 2022 | 12:46

Modelja e famshme, Emily Ratajkowski, ka bërë një postim në profilin e saj në “Instagram”, ku menjëherë ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Në pamjet në fjalë, 31-vjeçarja shfaqet e veshur vetëm me bikini nga koleksioni i saj “Inamorata” dhe ka pozuar në mënyrë joshëse.

Duke i lënë pak vend imagjinatës në fotot “rrënqethëse”, modelja dhe aktorja tërhoqi anash të poshtmet e saj teksa pozonte në mënyrë sugjestive.

Bukuroshja postoi imazhet mahnitëse në të njëjtën ditë kur kishte “ndezur” thashethemet se po takohej me Pete Davidson dhe DJ Orazio Rispo – pasi kohët e fundit la të kuptohet se ishte e hapur të takohej me njerëz si burra dhe gra.

Ndërkohë kujtojmë se pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Sebastian Bear-Mçlard, Emily Ratajkowski, vendosi që t’i bashkohej një trendi viral në “TikTok” ku u ka bërë “thirrje burrave të shëmtuar”.

“Ai është 10 por…” në një duet. 31-vjeçarja postoi videon e një përdorueseje ku thuhej: “Kur ai mendon se është 10 sepse ai ju tërhoqi, por ju pëlqeni burrat e shëmtuar”.

Modelja e famshme nuk i lë vend imagjinatës, shfaq format

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha  Ministresha e jashtme ka shfaqur interesim që…