Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen

05 qershor 2023 | 11:07

Nëse keni planifikuar të hiqni dorë nga jelekët tani që vera i ka dhënë shenjat e para, pamja e fundit e Emily Ratajkowski mund t’ju bindë t’i mbani ato për pjesën tjetër të muajve.

Të enjten, modelja veshi një jelek të zi në rrugët e Nju-Jorkut duke i kombinuar me një palë pantallona bezhë me bel të ulët, duke konfirmuar atë që e dinim tashmë: se ky stil klasik i pantallonave nuk do të dalë kurrë nga moda.

Sa i përket aksesorëve, Ratajkowski zgjodhi një varëse në qafë tip choker, syze dielli, atlete të bardha dhe një mini çantë lëkure me supe ngjyrë kafe.

Pa dyshim look-ut të saj janë shtuar edhe balluket, që janë shumë në modë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mosmarrëveshjet mes punëdhënësve dhe punëtorëve janë goxha të shpeshta në…