Emina Çunmulaj në pritje të fëmijës së tretë

12 prill 2021 | 11:18

Ish-modelja e njohur shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj, është shtatzënë me fëmijën e tretë.

36-vjeçarja e martuar me biznesmenin miliarder me prejardhje nga Irani, Sam Nazarian, e bëri publik lajmin nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku shfaqet në një jaht përkrah 2 vajzave të saj, Ella dhe Mia.

Teksa zbulon barkun e rrumbullakosur ajo tregoi edhe gjininë e bebes së tretë, që është djalë.

“Një djalë i vogël është rrugës dhe të gjithë ne po ndjehemi  jashtëzakonisht të lumtur”, shkruan ajo krah fotos.

Çunmulaj gjithmonë ka shprehur dëshirën për të pasur një familje të madhe dhe me shumë fëmijë, si familja në të cilën është rritur.

Bukuroshja e njohur edhe për angazhimet në fushën e bamirësisë, vazhdimisht  promovon kulturën shqiptare tek 342 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”, duke filluar nga veshjet tradicionale, ushqimet të cilat i përgatit edhe për familjen e saj në Amerikë, muzikën shqiptare që e shoqëron pothuajse çdo ditë dhe gjithçka tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës ka hapur ekspozitën njëditore…