Zyberaj jep detaje për ekspozitat “Vullkani i Republikës” dhe “70 vjet arkiv”

12 prill 2021 | 11:15

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës ka hapur ekspozitën njëditore “Vullkani i Republikës”, për nder të 40-vjetorit të demonstratave të viti 1981, si dhe ekspozitën “70 vjet arkiv” për shënimin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës.

Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave, Bedri Zyberaj, ka thënë se dy ekspozitat janë realizuar muajt e fundit.

Në ekspozitën e parë “Vullkani i Republikës” ai ka thënë se qytetarët mund të shohin pjesë të shtypit të kohës i cili ka bërë përpjekje për të deformuar të vërtetën.

“Sot kemi hapur dy ekspozita të cilat i kemi realizuar muajve të fundit. E para ka të bëjë si koincidencë, se marsi i këtij viti na solli para një akti të rëndësishëm, e para ishte përvjetori i demonstratave të vitit 1981 dhe e dyta që ka të bëjë ekskluzivisht me institucionin tonë, 70-vjetori i arkivit tonë. Për t’i shënuar të dy këto jubile, ne kemi përgatitur ekspozitën ‘Vullkani i Republikës’ dhe ‘70 vjet arkiv’. Në ekspozitën e parë qytetarët mund të shohin pjesë të shtypit të kohës, i cili ka pasur përpjekje për të deformuar të vërtetën”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar të gjithë besimtarët…