Nesër fillon Muaji i Ramazanit

12 prill 2021 | 11:12

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar të gjithë besimtarët myslimanë, se muaji i Ramazanit fillon të martën, më 13 prill.

“Agjërimi i Ramazanit fillon më 13 prill 2021. Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë, se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon ditën e martë, më 13 prill 2021”, thuhet në njoftimin e BIK-ut. Me këtë rast, kryesia e BIK-ut i ka uruar besimtarët duke i ftuar për solidaritet me nevojtarët.

“Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit! Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e BIK-ut.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…