Eminhaziri tregon arsyen e largimit nga KF Rahoveci

07 dhjetor 2020 | 12:28

Futbollisti Isa Eminhaziri ka njoftuar se është larguar nga skuadra e Rahovecit. Këtë lajm e ka konfirmuar vet futbollisti nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Ishte kënaqësi që për gjysme sezone të ndihmoj klubin e zemrës për tu ngritur drejt rrugës për tu inkuadruar me lart, por ja që disa individ arrijnë ta ndërpresin ecurinë pozitive te KF Rahovecit me deklarata tendencioze dhe pa bazë drejt lojtarëve. Nga sot ndaj rrugët me ekipin e zemrës KF Rahoveci”, ka shkruar Eminhaziri.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) ka protestuar sot Shoqata për…