Emisari amerikan: Qeveria Kurti e ka një draft për Asociacionin, por s’dëshiron ta paraqesë

06 qershor 2023 | 16:29

I dërguari i posaçëm e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se qeveria Kurti e ka një draft për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por nuk është duke dashur ta prezantojë atë.

Gjatë një takimi me gazetarë, ai ka theksuar se qeveria Kurti duhet që menjëherë të dalë me një draft për Asociacionin.

“Ata duhet të paraqesin menjëherë një draft që do ta sjellë atë në jetë. Tani, menjëherë dhe ata e kanë një, ata thjesht nuk duan ta paraqesin atë”, ka thënë Escobari.

Më tutje, ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të fokusuar në gjeneratat e reja dhe re retorika nacionaliste dhe populiste e të kaluarës duhet të lihet prapa.

“Mendoj se në vende si Bosnja dhe Hercegovina, ju shihni vazhdimin e politikës së rivalitetit etnik. Politikanët përmes populizmit dhe nacionalizmit, kontribuojnë në këtë dhe ky është mesazhi i vetëm për njerëzit”.

“Duhet ta lëmë pas atë periudhë; duhet të fillojmë të flasim jo për ndarje etnike, por për pajtim ndëretnik dhe për gjërat që na bashkojnë”, ka thënë Ecobari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë fanella të veshura në karrierën e tij, nga Malmoe…