Emmersoni kërkon lirimin e Veselit: I kam treguar prokurorit se pse duhet t’i besojë atij

18 nëntor 2020 | 14:38

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit ka thënë se kishte negociuar me Zyrë e Prokurorit të Specializuar për dorëzimin vullnetar të klientit të tij në Gjykatën Speciale.

Emmersoni ka thënë se i ka treguar në detaje prokurorit Jack Smith arsyet se pse duhet t’i besohet Veselit për pikën e dorëzimit vullnetar.

“Unë i shkrova z. Smith duke i treguar në hollësi se pse z. Veselit duhet t’i besohet për pikën e dorëzimit vullnetar. Dhe, kam kënaqësinë të them se ky proces çoi në një bashkëpunim dhe u krye shumë paraprakisht vetë aktit të arrestimit”, tha Emmerson.

Avokati Emmerson ka kërkuar që ta mundësojë lirimin me kusht të Kadri Veselit, duke garantuar se ai do të paraqitej për procesin e shqyrtimit të akuzave ndaj tij sa herë që të ketë nevojë.

Synimin e njëjtë për klientin e tij e ka edhe David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka…