Emocionuese letra e italianes që humbi të ëmën nga koronavirusi  

18 mars 2020 | 19:08

Librashitësja Alessandra Raggi ka humbur mamanë e saj nga koronavirusit, e cila ishte viktima e parë nga pandemia në qytetin e Firenzes.

Ajo ka shkuar një mesazh në “Facebook” për të gjithë ata që e nënvlerësojnë covid-19 duke treguar eksperiencën e saj personale. Në shkrimin e saj, ajo i kërkon të gjithëve që të bëjnë kujdes duke i dedikuar disa vargje edhe nënës së saj, të cilën nuk mundi kurrë që ta varroste. Me detaje ajo ka shpjeguar se e la të vetme nënën në Urgjencë dhe nuk mundi t’i thoshte as lamtumirë për shkak se ajo rezultoi pozitive nga koronavirusi.

Tanimë ajo pret një e-mail nga Bashkia dhe qetësimin e gjendjes për të shkuar e për të parë vetëm varrin e nënës së saj, e cila është përcjellë për në botën tjetër e mbështjellë vetëm me një çarçaf të bardhë.

Letra e plotë:

Kur të themi se koronavirusi dëmton vetëm pleqtë, harrojmë se janë këta pleq ata që na kanë ushqyer, na kanë rritur, edukuar, por mbi të gjitha, na kanë dashur. Ajo që për dikë është thjesht një numër më shumë, për dikë tjetër është gjëja më e shtrenjtë në botë. Do të të sjell lule. Faleminderit. Faleminderit. I lexova dhe rilexova fjalët tuaja pafundësisht dhe kanë qenë në këto ditë të pafundme, oksigjen i pastër. Po jetoj brenda një makthi sureal. Dhe besomëni, kush ka fatin ta jetojë nga “jashtë”, nuk e ka as idenë se çfarë do të thotë. E lashë mamanë time të shtunën mbasdite në urgjencë që më buzëqeshte dhe fliste, shumë të lodhur nga tre ditë me temperaturë dhe dizanteri. Nuk arritëm t’i qëndronim bashkë as unë, as im atë. Pastaj çdo gjë ndodhi brenda një momenti. Në dy të natës ra telefoni: ajo nuk ishte më. Kishte dalë pozitive me koronavirus. Në atë moment nisi karantina për ne familjarët. Ne të katërt, në shtëpinë tonë, babai në shtëpinë e tij, i vetëm.  Atë që dimë për mamin, që nga ai moment është se për një ditë, trupi i saj mbeti në morg dhe dy ditë më pas është mbështjellë me një çarçaf të bardhë (të vdekurit nga koronavirusi nuk vishen) dhe është shpënë në Trespiano, ku edhe po prehet. Nëse kryq prej druri ka shënuar fundin e udhëtimit të saj në tokë. As lule, as lutje. Një e-mail do të na informojë se ku do ta gjejmë, nëse Zoti do të dojë që të dalim të gjallë nga ky burg.  Burgimi i një dhimbjeje dërrmuese që vjen jo vetëm nga zija, por edhe nga fakti se na u desh ta linim atje, vetëm, brenda një urgjence. Që nuk arritem ta shoqëronim, ta qanim dhe të luteshim mbi arkivolin e saj. Se nuk mundem t’i çonim as edhe nje lule. Burgimi i pamundësisë të të vrapuarit drejt babit për ta përqafuar, të mos pasjes mundësi të shohësh në sy një mik dhe t’i kërkosh ndihmë. Sepse në sytë e mi mbizotëron dhimbja dhe frika. Shpresoj që të dalim shëndoshë e mirë që të pestë dhe lutem për të gjitha familjet që kanë pësuar të njëjtën humbje si unë. Ka edhe një shaka të hidhur me ne. As unë dhe as familja ime nuk i kemi kundërshtuar rregullat e vendosura nga qeveria, madje i kemi respektuar. Edhe fëmijët e mi kanë qenë të përgjegjshëm që në momentet e para. I mbylla dyert e vendit tim magjik (librarisë) para se të ma kërkonte Conte. E bëra për të mbrojtur prindërit e mi, familjen time, komunitetin. Dhe si çmim mora humbjen e mamasë time, e cila ishte e para vdekje në Firenze. Për fat të mirë ka engjëj që më lënë dhurata, poezi, këngë, më urojnë mirëmëngjesi dhe natën e mirë. Jeni dhe ju miqtë e mi virtualë e shumë të vyer. Falë të gjitha këtyre të mirave shtrëngoj dhëmbët për të mos u çmendur. Faleminderit. Ju përqafoj.  Dhe jini të sigurt. Ma premtoni!

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2978 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq i ka dhuruar 100 mijë euro për spitalet…