Emri i Ramës në përgjimet e ‘Bild’-it, reagon kryeministri

17 qershor 2019 | 17:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter”, teksa emri i tij ka dalë në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” mesditën e së hënës.

Rama i ka bërë thirrje prokurorisë që të vijojë intensivisht hetimet, në mënyrë që t’i nxjerrë në dritë pretendimet e këtij mediumi.

“Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë, kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!”, ka shkruar Rama.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar të hënën tjera përgjime ku përfshihen zyrtarë të Partisë Socialiste dhe Edi Rama.

Në një video dëgjohet kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.

Këtu mund ta lexoni komunikimin në mes të Ramës dhe zyrtarëve të PS-së të publikuar nga “Bild”https://klankosova.tv/emri-i-rames-ne-pergjimet-e-bild-reagon-kryeministri/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi…