Emri më i kërkuar në “Google”, Messi kalon koronavirusin

09 shtator 2020 | 11:56

Ndoshta nuk do ta besonit, por fjala më e kërkuar në Google është Messi.

Mbiemri i futbollistit argjentinas ka lënë pas edhe fjalën më të përdorur të kësaj kohe “koronavirus”. E ardhmja e Messit ka bërë kurioz botën mbarë, që prej ditës kur ylli i sulmit kërkoi largimin nga Barcelona përmes një letre drejtuar klubit katalanas.

Gjithçka konfirmohet nga të dhënat e motorit më të madh kërkimor në botë, “Google”, sipas të cilit, emri i Messit është kërkuar më shumë herë se çdo fjalë tjetër. Kërkimet për emrin e Messit dhe fjalën “burofax” janë shtuar edhe më shumë, që në momentin kur futbollisti përdori këtë të fundit për ta njoftuar Barcelonën se ka ndërmend ta ndërpresë kontratën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënpresidenti i parë i Afganistanit, Amrullah Saleh i ka ikur…